Më shumë se gjysma e britanikëve (51%) mendojnë se kurorëzimi i mbretit Charles më 6 maj nuk duhet të financohet nga shteti në një kohë kur kostoja e jetesës po rritet, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Vetëm 32% besojnë se shteti duhet të financojë ngjarjet për nder të djalit të madh të mbretëreshës Elizabeth dhe gruas mbretërore, Camilla.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për “llogarinë” e kurorëzimit, as nga qeveria, as nga Buckingham Palace. Por ngjarjet vlerësohet të kushtojnë shumë dhjetëra miliona paund.
Çështja po shkakton reagime, në një kohë kur inflacioni në Britani ka kaluar 10% dhe kriza sociale ka çuar në aksione goditëse në shumë sektorë (shëndetësi, arsim, transport). Organizatat antimonarkiste denoncuan koston e lartë të kurorëzimit.
“Është një shuplakë në fytyrë për miliona njerëz që vuajnë nga kriza e kostos së jetesës,” tha Graham Smith i grupit Republic, i cili më 6 maj planifikon të demonstrojë për të bërë thirrje për fundin e monarkisë.
Në vitin 1953, kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth kushtoi 912,000 £, ekuivalenti me 20.5 milion £ sot. Kurorëzimi i babait të saj, George V, kushtoi 24.8 milionë paund (me çmimet e sotme), që ishte ceremonia më e shtrenjtë në 300 vitet e fundit. /abcnews.al