Teleskopi James Webb kap imazhe mahnitëse të përplasjes së dy galaktikave

schedule15:48 - 18 Prill, 2023

schedule 15:48 - 18 Prill, 2023

Teleskopi James Webb kapi imazhe mahnitëse të përplasjes së dy galaktikave spirale, bashkimi i tyre ishte po aq i nditshëm sa një yll i porsalindur.

Përplasja e dy galaktikave, të njohura së bashku si Arp 220, krijoi një shkëlqim infra të kuqe që është aq i ndritshëm sa një trilion diej. Për krahasim, shkëlqimi i galaktikës sonë (Rruga e Qumështit) është e barabartë me rreth 10 miliardë diej.

Përplasja galaktike Arp 200 ndodhet 250 vite dritë larg në konstelacionin Opheus dhe ishte një nga më të ndritshmet nga tre përplasjet galaktike më të afërta me Tokën.

Këto dy galaktika filluan të përplasen rreth 700 milionë vjet më parë. Ndërsa gazi dhe pluhuri i tyre u bashkuan, u krijua mkë shkëlqim jashtëzakonisht i ndritshëm që shihet në qendër të imazhit, që të kujton lindjen e një ylli.

Rreth 200 grupime masive yjesh janë grumbulluar në këtë rajon me pluhur, rreth 5000 vite dritë të gjerë, ose rreth 5% e diametrit të Rrugës së Qumështit. Megjithatë, në këtë rajon “të vogël” ka një sasi gazi të barabartë me të gjithë gazin në të gjithë galaktikën tonë.

Vëzhgimet e mëparshme të radioteleskopëve të këtij rajoni të mbushur me yje kanë zbuluar rreth 100 mbetje të shpërthimeve të supernovës që kanë ndodhur brenda një zone prej më pak se 500 vite dritë.

Teleskopi Hapësinor Hubble dikur është në gjendje të zbulojë bërthamat e galaktikave të përplasura që janë 1200 vite dritë larg njëra-tjetrës.

Secila prej bërthamave ka një unazë rrotulluese yjesh, e cila lëshon një dritë infra të kuqe verbuese. Kjo dritë u regjistrua nga James Webb.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!