Kapet kokainë në Norvegji, arrestohen 6 shqiptarë. Droga vinte nga Amerika Latine

schedule15:24 - 18 Prill, 2023

schedule 15:24 - 18 Prill, 2023

Shërbimi doganor norvegjez në bashkëpunim me rojet bregdetare dhe policinë kanë sekuestruar më shumë se 100 kilogramë kokainë në një anije mallrash e cila vinte nga Amerika e Jugut ishte ankoruar në qytetin Husnes.

Në pranga kanë rënë 6 shtetas shqiptar ku mes tyre 5 burra dhe një grua. Autorët e dyshuar janë nga mosha 20 deri në 40 vjeç teksa operacioni I arrestimit të tyre është mbajtur të enjten e 13 prillit.

6 shtetasit shqiptar pritet të përballen me akuzat se kanë marrë pjesë në trafikimin e lëndëve narkotike  dhe kanë formuar një grup të organizuar kriminal.

Sipas agjensisë Doganore në Norvegji kokaina ishte ngjitur poshtë trupit të anijes.

Shtetasit shqiptar mësohet se kishin mbërritur në Norvegji vetëm disa ditë përpara se të binin në prangat e policies ndërsa nga dëshmitë e banorëve vendas është mësuar se 4 prej autorëve kishin marrë një banesë me qera në zonën e Rosendal.

Autoritetet kanë deklaruar se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Norvegjinë Perëndimore dhe renditet edhe si një ndër sasitë më të madhe të kokainës se kapur nga policia edhe në shkallë vendi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!