Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha do të demostrojë forcën që i mungon”, Mero Baze: Paratë e fushatës nuk justifikohen

schedule20:21 - 17 Prill, 2023

schedule 20:21 - 17 Prill, 2023

Gazetari dhe analisti Mero Baze tha në Abc News se Sali Berisha kërkon që të tregojë forcën që i mungon me mitingjet e mëdha që organizon, duke iu referuar hapjes së fushatës për 14 Majin.

“Problemi që ka Berisha me mitingjet ka krijuar një mit që në celje të fushatave që të demonstrojë forcë. Shumë parti në botë, hapjet e fushatave i kanë me mesazhe dhe jo domosdoshmërisht duhet të dëshmojnë pjesëmarrje. Mesa duket Berisha do të demonstrojë atë që i mungon, forca dhe mendon se do t’i turbullojë kundërshtarët se mbledh shumë njerëz. Rasti i të shtunës ishte një lloj pësimi nga miti që vetë ka krijuar për shkak se jo vetëm që nuk arriti të krijonte pjesëmarrje por edhe për faktin se mitingu zhvillohej në një vend shumë të numërueshëm, kontrollon çdo karrige dhe nuk mund të shpikësh njerëz.”, u shpreh gazetari.

Sipas tij, paratë për fushatën e Berishës janë të pajustifikueshme në një kohë kur nuk merr asnjë buxhet nga KQZ. Analisti shton se pyetja se ku i merr paratë Berisha duhet të ishte ngritur që kur ai nisi një fushatë elektorale brenda partisë së tij para më shumë se një viti.

“Kjo pyetje duhet të ishte ngritur prej më shumë se një viti ku Berisha ka ndërmarrë një fushatë elektorale brenda partisë, më të shtrenjë se kjo fushatë, çka tregon se paret e korrupsionit ende janë funksionale për t’u investuar në politikë dhe është një justifikim i plotë i dizajnimit të tij si person non grata. Fakti që tani të gjithë po flasin se ku i gjen paret Sali Berisha, vjen nga fakti se formalisht nuk ka një buxhet nga KQZ. Edhe partitë e tjerë atë buxhet e justifikojnë formalisht. Shpenzimet janë më të mëdha se buxheti formal.

Fakti që e kemi vëmendjen tek Berisha është se ai nuk ka as para formale. Nuk janë vetëm zërat që numërohen, autobusi, janë pjesëmarrësit, pagesat që bëhen nga kryetarët për të sjellë njerëzit në Tiranë. Janë dhjetëra herë më të larta sesa justifikimet formale. dhe kjo tregon se në këtë luftë berishës nuk i mungojnë dyshekët por detyra e politikanëve shqiptare dhe institucioneve të drejtësisë është që të këmëngulin për transparencë. Në këtë pikë Berisha nuk ka asnjë justifikim.“, shtoi Mero Baze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!