Maqedonia e Veriut kërkon përgjigje nga Kosova për tregtinë e lirë mes vendeve

schedule16:45 - 19 Gusht, 2019

schedule 16:45 - 19 Gusht, 2019

Rregullatorët maqedonas për cilësinë e ushqimit kërkojnë përgjigje nga Kosova, në bazë të cilave standarde ka hyrë në fuqi ndalimi për importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov pohoi se mjalti është me certifikatë botërore, ndërsa për një kohë të shkurtër këtë vulë do ta kenë edhe patatet.

Ministri i Ekonomisë dhe ai i Bujqësisë, me përfaqësues nga agjenci tjera në Shkup sot i analizojnë dëmet dhe përgatisin strategji, para takimit të nesërm me rregullatorët kosovarë, të cilët javën e kaluar ndaluan importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia, si masë reciproke, pasi që në fillim të muajit Gusht Maqedonia e Veriut ndaloi importin e pasardhësve të peshkut dhe vezëve të tyre nga Kosova. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, deklaron se nga Prishtina do të kërkojnë përgjigje precize për këtë masë, të cilën mediat menjëherë e quajtën “luftë tregtare”.

“Mjalti maqedonas  dhe kompania që e eksporton, ajo është më numër të caktuar evropian, dhe produktet maqedonase I plotësojnë standardet botërore, përkatësisht standardet më të larta që kërkohen nga BE. Patatet gjithashtu, shumë shpejt, për një muaj, do të marrë leje për eksport në BE. Ne do të kerkojmë nga autoritetet kosovare gjatë ditës së nesërme, me argumente të na sqarojnë në bazë të cilave standarde ndërkombëtare e kanë futur këtë ndalesë”, tha Atanasov.

Ndalesa për importin e mjaltit dhe patateve në Kosovë erdhi pasi Maqedonia vendosi ta ndërpresë furnizimin me material për kultivimin e peshkut, për shkak të monitorimit të pamjaftueshëm të procesit të prodhimit, përkatësisht mospasjes së garancisë për gjendje të rregullt shëndetësore, siç sqaroi ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski. Ky lëshim i dëmton planet e vendit që vitin e ardhshëm të fillojë me eksport të peshkut të freskët në tregun evropian.

“Nuk ka ndalesë eksplicite se ata produkte janë nga Republika e Kosovës, por monitorimi që duhet të zbatohet vlen për të gjitha shtetet. Në qoftë se mund ta vërtetojnë se e zbatojnë monitorimin atëherë nuk ka asnjë problem. Peshku i gjallë importohet nga Kosova”, tha Dimkovski.

Maqedonia pret që vitin e ardhshëm të marrë leje për eksport të peshkut të freskët në tregun evropian, për të cilën arsye janë standardet në procesin e prodhimit janë bërë më rigoroze. Ministri Dimkovski deklaron se në fushën e peshkimit dhe të akuakulturës ka gjithnjë e më shumë investime, ndërsa investimi  në vend në këtë industri është i madh, për çka insistohet edhe në zbatimin e standardeve më rigoroze evropiane. Tani për tani nuk janë bërë të ditura detaje precize për dëmet eventuale nga masat e marra në Shkup dhe kundërmasat nga ana e Prishtinës. Llogaritjet janë se eksporti i patateve në Kosovë ka qenë nga 40 deri në 1000 tonë, ndërsa mjalti është eksportuar në vlerë prej 400 mijë eurove. /ABC News Albania 24/7