Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka shpjeguar pse dëshiron t’i kujtojë publikut se ka qenë refugjate para se të bëhej një superstar botëror.
Sipas medias britanike Metro.com, 32-vjeçarja u largua nga vendi i saj i lindjes, Kosova në fillim të viteve ’90 përpara se të kërkonte strehim në MB.
Pas 10 vitesh në industrinë e muzikës, ajo mendoi se ishte e rëndësishme të përhapte histori pozitive për refugjatët dhe t’i kujtonte të gjithëve se nga vinte. Ajo foli për të kaluarën e saj në një intervistë të re me Big Issue dhe rrëfeu udhëtimet e saj në Mbretërinë e Bashkuar para se të bëhej super e famshme.
Ylli i popit zbuloi: “Në këtë pikë të karrierës sime, ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin”.
Rita vazhdoi duke thënë se donte të nënvizonte ‘perceptimin e njerëzve për një vajzë si unë që vjen nga një vend i botës së tretë si Kosova, dhe po, të qenit refugjat dhe të vinte në MB dhe ëndrrat e mia të realizoheshin’.
Këngëtarja ‘Let You Love Me’ foli për mundësitë e saj dhe vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së gjithçkaje që i është dhënë deri më tani.
“Nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të isha ulur këtu dhe të flisja me Norman Cook, një nga heronjtë e mi të preferuar”./abcnews.al