Mbrojtësi italia, veterani Giorgio Chiellini mund të jetë drejt rikthimit në Serie A. Të paktën kështu beson presidenti i Sassuolos, Giovanni Carnevali, i cili ka deklaruar se shpreson ende që mbrojtësi italian të veshë fanellën e tyre.
Carnevali në fakt e ka treguar edhe në vitin 2020 që ishte i gatshëm t’i ofronte një kontratë 3-vjeçare, megjithatë ai qëndroi te Juventus.
39-vjeçari aktualisht luan në Amerikë, te Los Angeles FC dhe ndoshta mund të joshet për një rikthim të mundshëm në Serie A. Presidenti i klubit italian ka pranuar se ka pasur kontaktet e para me lojtarin dhe shpreson që të bëjë ëndrrën e tij realitet.
“Ndoshta pas aventurës të Los Angeles, do të ketë dëshirën të bëjë edhe një sezon në Itali. Unë nuk i kam humbur shpresat dhe jam gati t’i plotësoj dëshirat. Ai do të na ndihmonte të rrisnim më shpejt të rinjtë tanë. Është një super profesionist”, ka deklaruar Carnevali./ h.ll/abcnews.al