Kishte “paketuar” 11 emigrantë në furgon, arrestohet 41 vjeçari në Sarandë

schedule12:35 - 17 Prill, 2023

schedule 12:35 - 17 Prill, 2023

Një 41 vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, kundrejt fitimit.

Shtetasi Gj.SH, banues në Shkodër kishte “paketuar” në furgonin e tij plot 11 emigrantë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”.

U kap në flagrancë teksa transportonte 11 emigrantë, me furgon, për të kaluar ilegalisht kufirin, arrestohet 46-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven”.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

46-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet furgon, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!