Virozat, 120 vizita në ditë në Elbasan, mjekët: Qytetarët të tregojnë kujdes

schedule15:49 - 17 Prill, 2023

schedule 15:49 - 17 Prill, 2023

Ndryshimet stinore kanë sjellë fluks të shtuar të personave të prekur nga virozat në spitalin e Elbasanit.

Sipas shefit të shërbimit të urgjencës Ergys Micit në këtë fluks ndikojnë edhe komplikacionet nga alegjitë e stinës.

Të tilla raste si me rrufë dhe bllokim kemi shtim të formave alergjike për shkak të stinës që duke u shtuar dhe gjendja gripale shtohen më shumë. Kemi dhe raste që ne i këshillojmë më tepër, rasti i astmën bronkiale që duke u bashkangjitur dhe një klinikë e tillë na vijnë në formë krize” , ka thënë mjeku Mici.

Mjeku apelon që qytetarët të tregojnë kujdes ndaj shenjave që shfaqin dhe të konsumojnë shumë lëngje.

Rastet e lehta i këshillojmë shumë të marrin lëngje, ndërsa rastet që kanë vështirësi në frymëmarrje të kontaktojnë urgjencën dhe mjekun e familjes. Ushqimi ka një tjetër rëndësi të madhe, te çdo pacient sidomos te ato që janë pacient kronik. Duhet të bëjmë kujdes për entrovirozën pasi na dehidradon të jep shqetësime të mëdha nëse nuk i japim ndihmën e parë”, ka thënë mjeku ndër të tjera.

Gjatë një dite në spitalin e Elbasanit paraqiten deri në 120 persona që kërkojnë ndihmë mjekësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!