Nuk e takoi babain para se të ndahej nga jeta, historia prekëse e piktores lezhiane në Holandë

schedule10:28 - 17 Prill, 2023

schedule 10:28 - 17 Prill, 2023

Piktorja Brilantina Lekaj është lezhania që aktualisht po korr sukses në Holandë, por që ka një histori shumë të vështirë jete. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se është larguar nga Shqipëria me azil dhe si pasojë nuk ka pasur mundësi ta takonte dot babain para se ai të ndërronte jetë.

Brilantina e konsideroi këtë një nga momentet më të vështira, i cili bëri që të shkëputej dhe nga piktura. Mirëpo, për dashurinë që ndjente ndaj babait, ajo vendosi që të ndiqte pasionin e saj, që dikur e kishte dhe i ati.

Babi im mund të kishte qenë një artist shumë i madh, po kështu ishin kohët. Nuk i lejonin, nuk kishin mundësitë, por ju desh të mos ta vazhdonte endrrën e tij. Kjo është një histori shumë e gjatë, por është e vërteta e jetës sime. Unë kam shkuar te shkolla “Prenk Jakova” që të lidh të dy historitë bashkë në Shkodër, pastaj emigrova dhe si çdo emigrant me vështirësi për të ndërtuar jetën. Ëndrra më e madhe ishte të ndërtoja familjen në radhë të parë dhe me vështirësi ja dola.

Pastaj kur kam ndërtuar familjen prindërit ishin shumë të mërzitur sepse dokumentat i kisha marrë me azil dhe nuk më lejohej dhe thjesht mendimi që nuk do të kthehesha më aty më vriste gjithmonë se çfarë do të ndodhte. Edhe ndodhi ajo, humba babain dhe nuk kisha mundësi që të shkoja. Por më duhet të vazhdoja. Gjatë periudhës që kam ardhur në Holandë, unë e kisha shkëputur pikturën, për shumë rrethanave. Unë kisha humbur babin dhe isha shumë e stresuar, nuk e pranoja dot humbjen e tij. Mirëpo, gjithmonë më dilte në ëndrra. Edhe thash çfarë të bëj diçka që ta kujtoja atë dhe thash do bëj një portret të babit tim. Kjo ishte e vetmja gjë që mund të më kthente te piktura”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!