Glover takon “armikun”/ Shefja e vëzhguesve bisedon me Berishën. Takon dhe Metën

schedule15:15 - 17 Prill, 2023

schedule 15:15 - 17 Prill, 2023

TIRANË- Ishte Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i pari në axhendën e takimeve të shefes së Misionit të ODIHR-it, për zgjedhjet e 14 majit.

Në këtë takim me zonjën Glover, një njohëse e vjetër e zgjedhjeve në vend, Ilir Meta i ka shprehur disa shqetësime, për procesin deri në këto moment, si ajo e listave te paqarta te zgjedhesve dhe vendimmarrjeve sipas Metes, të njëanshme të KQZ. Gjithashtu sipas tij tij, PS-ja po përdorë fondet dhe administraën publike.

Zonja Glover sikundër paralajmëroi se do të takojë çdo palë që është pjesë e zgjedhjeve, takoi dhe kreun e Foltores, Sali Berishën. “Të vendosur të çojmë përpara procesin elektoral”, tha ai pas takimit me zonjën Glover.

Postimi i Metës:
Sot prita në një takim shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit, Ambasadoren znj. Audrey Glover.
Diskutuam gjerësisht shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për pushtetin lokal në 14 maj.
Ndava me znj. Glover shqetësimin lidhur me listat e zgjedhësve dhe qëndrimet e Ministrisë së Brendshme dhe KQZ-së, të cilat kanë krijuar problematika lidhur me ndryshimin e qëllimshëm të tyre për të krijuar paqartësi tek zgjedhësit, duke shkelur ligjin dhe praktikën e konsoliduar 20 vjeçare për to.
Gjithashtu ndava me të shqetësimin për shpërdorimin flagrant të fondeve financiare publike, përdorimin e administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet, duke dhunuar Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër.
Nënvizova qëndrimin e njëanshëm të KQZ-së, e cila me vendimet dhe qëndrimet e saj nuk po kontribuon për mbajtjen e zgjedhjeve me standarde, por përkundrazi po dëmton standardet dhe po krijon tensione dhe konflikte të panevojshme që kanë ndikim në ecurinë para dhe pas zgjedhore.
Vura në dukje edhe shqetësimin për mosndëshkimin e veprimtarive të paligjshme të qeverisë dhe mosmarrjen parasysh edhe të mjaft shqetësimeve të ngritura nga shoqëria civile.
Gjithashtu ndava me znj. Glover edhe problemin e kapjes së medias nga qeveria, gjë që është në kundërshtim me interesin e zgjedhësve, të cilët janë shumë të interesuar dhe duan të njihen gjerësisht me kandidatët dhe programet e tyre për të bërë zgjedhjen e duhur ditën e votimit. I shpreha Ambasadores Glover gatishmërinë e plotë të opozitës për të kontribuar për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe për realizimin e standardeve sa më të larta në zgjedhje../abcnews.al