Sudan, në ditën e parë të përleshjeve të armatosura humbën jetën 56 persona

schedule23:49 - 16 Prill, 2023

schedule 23:49 - 16 Prill, 2023

Të paktën 56 persona humbën jetën në përleshjet e djeshme mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë në Sudan.

Në një deklaratë nga Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit thuhet se 56 civilë humbën jetën ndërsa 595 persona të tjerë, përfshirë edhe ushtarë u plagosën në përleshjet në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të ndryshme mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë.

“Bëjmë thirrje për sens të përbashkët, ndalimin e menjëhershëm të përleshjeve që u shkaktojnë jetën civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur, për evakuimin e të ndaluarve dhe atyre që janë bllokuar si dhe për hapjen e korridoreve të sigurta për ndihmën e parë ndaj të plagosurve”, tha Komiteti në deklaratën e tij.

– Çfarë ka ndodhur?

Dje në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të ndryshme të Sudanit filluan përleshje të armatosura mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë.

Mosmarrëveshja e shënuar prej disa muajsh mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë për reformën e sigurisë ushtarake që parashikon pjesëmarrjen e plotë të Forcës së Mbështetjes së Shpejtë në ushtri, u shndërrua në një konflikt të nxehtë mes dy forcave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!