Përfundon në spital Jean-Marie Le Pen në Francë

schedule22:35 - 16 Prill, 2023

schedule 22:35 - 16 Prill, 2023

FRANCË- Një nga themeluesit e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Jean-Marie Le Pen është shtruar në spital. Sipas lajmit të kanalit francez BFMTV, Le Pen një nga themeluesit e Frontit Kombëtar (FN) të ekstremit të djathtë i cili më pas u ndryshua si Uniteti Kombëtar (RN), pas shqetësimeve është shtruar në spital.

Mjekët e 94-vjeçarit Le Pen që u shtrua në spital në orët e drekës, kanë thënë se situata e tij shëndetësore është “serioze”. Bëhet e ditur se në spital kanë ardhur edhe familjarët e politikanit të ekstremit të djathtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!