Tashmë gjithçka ka marrë fund dhe Toni Kroos nuk do të largohet nga “galaktikët” e Real Madrid, të paktën deri në verën e vitit 2024, me mesfushorin gjerman që ka vendosur të firmosë është për 1 vit tjetër me “madrilenët”.
“Arkitekti” gjerman i mesfushës do të përfitojë plot 12 milionë euro në sezon dhe sipas raportimeve të mediave spanjolle, “galaktikët” ishin “i vetmi” opsion për mesfushorin.
Ndërkaq, kujtojmë se Toni Kroos u transferua te Real Madrid në vitin 2014, me “los blancos” që paguan 25 milionë euro për kartonin e gjermanit, te kampionët e Bundesliga, Bayern Munich. /i.m /abcnews.al

