VIDEO/ Leipzig bën detyrën në “shtëpi”, Mainz e Frankfurt “të kënaqur” me barazimet

schedule22:32 - 15 Prill, 2023

schedule 22:32 - 15 Prill, 2023

Përveç “udhëheqësve” të Kampionatit gjerman të futbollit, ditën e sotme në Bundesliga janë zhvilluar dhe 3 sfida të tjera, të vlefshme për javën e 28-të të sezonit, ku padyshim golat dhe spektakli nuk kanë munguar.

Në “Red Bull Arena”, “demat” e Leipzig janë kthyer te fitorja teksa kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 3 me 2, ndaj Augsburgut të Mërgim Berishës. Edhe pse arritën fitoren të parët në avantazh kaluan miqtë me Arne Maier që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 5’-të të sfidës. Mirëpo në këtë moment filloi dhe kthesa e vendasve. Fillimisht Kevin Kampl në minutën e 10’-të e më pas një dopietë e Timo Ëerner në minutat 32’ e 35’ përmbysi gjithçka. Ndërkaq, miqtë arritën të shënonin edhe një gol të 2-të me anë të Ruben Vargas në minutën e 82’-të të lojës.

Në krahun tjetër, në “RheinEnergieStadion” të Këlnit, vendasit nuk shkuan më shumë se 1 barazim ndaj miqve të Mainz, me golin e parë që erdhi po nga këta të fundit, me franacezin Ludovic Ajorque, që tundi rrjetën e vendasve në minutën e 17’-të të sfidës. Djemtë e Koln do të mund të gjenin golin e barazimit vetëm në pjesën e dytë, ku pas një aksioni shembullor ekipor, Dejan Ljubicic çoi topin në rrjetë në minutën e 51’-të, duke e mbyllur kështu sfidën me rezultatin 1 me 1.

Ndërkaq, supersfida e pasdites së sotme në Gjermani, mes Eintracht Frankfurt e Borussia Monchengladbach u mbyll gjithashtu në barazim, me “shqiponjat” e Eintracht që nuk mundën dot gjetnin triumfin në “Deutsche Bank Park”. Ashtu si në sfidat e tjera golin e parë e gjetë miqtë me Jonas Hofmann që mposhti portierin Trapp në minutën e 13’-të të sfidës. Për vendasit barazimi erdhi pas plot 70 minutash me “superyllin” francez, Randal Kolo Muani, i cili tundi rrjetën e miqve në minutën e 83’-të të sfidës.

Me këto rezultate Frankfurt e Mainz mbesin sërish në vendin e 7-të e të 8-të të renditjes, me nga 42 pikë secila. “Demat” e Leipzig përfituan nga kjo fitore teksa arritën në kuotën e 51 pikëve dhe është ngjitur në vendin e 3-të. Ndërkaq, Borussia Monchegladbach, Koln e Augsburg nuk ndryshojnë asgje teksa ende janë të pozicionuara në vendet 10-të, 11-të e 14-të të renditje, me respektivisht 36, 32 e 29 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Eintracht Frankfurt 1-1 Borussi Monchengladbach 

Koln 1-1 Mainz

RB Leipzig 3-2 Augsburg