Presidenti i Brazilit takohet me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe

schedule21:10 - 15 Prill, 2023

schedule 21:10 - 15 Prill, 2023

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan takoi presidentin e brazilit Lula në pallatin presidencial në Abu Dhabi. Si mikpritje u dëgjuan të shtëna me 21 armë dhe avionët e formacionit me ngjyrat e kombëtares së Brazilit.

Lula, i cili u kthye në pushtet në janar pas dy mandatesh si president midis 2003 dhe 2010, iu luajt himni kombëtar brazilian.

Ai mori pjesë në një darkë “iftar”, vakti i përditshëm i agjërimit gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, dhe do të largohet të dielën, thanë zyrtarët.

Monarkia e Gjirit me vendndodhje strategjike është partneri i dytë më i madh tregtar i Brazilit në Lindjen e Mesme, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAM.

Tregtia dypalëshe, pa përfshirë produktet e naftës, arriti në më shumë se katër milionë dollarë vitin e kaluar, kjo përfaqëson një rritje prej 32 për qind nga viti 2021, tha WAM.

Në Pekin, Lula kërkoi të konsolidonte lidhjet ekonomike me partnerin kryesor tregtar të Brazilit, ai tha se vendi i tij ishte “rikthyer në skenën ndërkombëtare” dhe gati të ndërmjetësonte për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Lula akuzoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara për “inkurajimin” e luftës dhe tha se duhet “të fillojë të flasë për paqen”.

Si Kina ashtu edhe Brazili kanë refuzuar t’i bashkohen vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për pushtimin e saj, dhe në Perëndim ka shqetësime se të dy ndërmjetësit e mundshëm janë tepër komod me presidentin rus Vladimir Putin.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbajtur një qëndrim neutral në konflikt. /abcnews.al