Festat lokale po shihen si një mundësi për të tërhequr sa më shumë turistë. Në Durrës u zhvillua “Akullore si dikur”. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i pranishëm në festë deklaroi mbështje për produktin vendas.
Turistë dhe pushues vendas shijuan akulloren që ndër vite njihet për shijen e saj unike. “Akullore si dikur” u zhvillua në sheshin “Liria” në Durrës. Në festën lokale i pranishëm ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Praninë e madhe të qytetareve ministri e sheh si sukses të rikthimit të traditës.
Festat lokale po shihen si një alternativë për të rritur ofertën turistike prandaj ministri Klosi siguroi mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për t’i promovuar në të gjitha bashkitë e vendit./ABC News Albania 24/7