KQZ merr vendim/ Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ pa emrin e kryetarit në fletën e votimit. Debatet në mbledhje

schedule13:19 - 15 Prill, 2023

schedule 13:19 - 15 Prill, 2023

TIRANË – KQZ vendos se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë do të qëndrojë pa emër kryetari në fletën e votimit.

“Në lidhje me plotësimin e përmbajtjes së fletës së votimit për subjektet zgjedhore për anëtar këshilli, kemi marrë konfirmim edhe nga koalicioni tjetër që nuk kanë interes të vendosin emrin e ndonjërit prej kryetarëve të partisë në fletën e votimit.” u shpreh Celibashi.

Më herët gjatë mbledhejs përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ngriti shqetësimin se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”. “Ka ndonjëherë në historinë e KQZ që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit. Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisioneri sigurish që ka praktika të tjera”, deklaroi Sefa.

Edhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji deklaroi se “nëpërmjet fletës së votimit Partia e Lirisë që kërkon fletë pa emër Kryetari Koalicioni dhe pa logo “nëpërmjet kësaj flete po fshihet mbas gishtit duke çuar votuesit në çadrën e Shtëpisë së Lirisë”.

Pjesë nga debatet në mbledhje:

Sefa: Të dyja propozimet nuk mbështeten në Kod, nuk duhen pranuar sic janë. Ka një precedent të mirë në 2021 pas një debati u vendos një standard kemi pas dy koalicione PD AN dhe ABEOK, në këtë rast fleta doli që emri i kreut të partisë drejtuese të koalicionit ishte përcaktuar në fletë. Ja fotot

Kazia: Flasim për fletën e votimin do bëjmë mbledhje apo shoë politik me fletë me ngjyra nuk është as portokollia. ( Sefa nxori foto te fushate bashke fitojme )

Sefa: Deputete e PL me logon e PD, nëse do toleroni më këto shfaqje, është cështje dhe qëllim për të ngatërruar zgjedhësit, nëse lejoni këtë padrejtësi, ne mendojmë se kjo nuk i shërben procesit zgjedhor dhe I vë minat procesit. Lidhur me propozimin për fletën, jemi dakord me konfigurimin, por duhet të përcaktohet emri i kryetarit të partisë që drejton koalicionin. Meta ka 20 vjet kryetar, nuk hiqen emrat kaq kollaj. S’kemi pse bëjmë diskutime me fshehje emrash.

Celibashi: Ngritën edhe një cështje për logon, por nuk kemi një shqyrtim të saj, në këtë moment. Jemi te fleta.

Sefa: Krijohet konfuzion. Personat që nuk përfaqësojnë PD, dalin me logon e PD dhe fakti që nuk shënohet emri I drejtuesit të koalicionit I shtohett konfuzionit.

Kazia: vijojmë me skena portokalli e sarkazëm për interesa të një subjekti tjetër. Përdorimi I një gjuhe fyese denigruese kundrejt jush, administratës së KQZ, një gjuhë urdhëruese, është e papranueshme dhe merr kohë të panevojshme dhe na heq nga fokusi kryesor. Mekanizmat ligjore janë të qartë. Nëse pretendohet se ka shkelje, ta denoncojë pranë jush. Me ardh me skena të tilla me thënë dua emrin e këtij, të hiqet kjo e të bëhet ajo, më duket e papërshtatshme.

Sefa: E dëgjova me vëmendje përfaqësuesin e PL, më fal të koalicionit Bashkë Fitojmë, dhe nuk e kuptova nuk do të vendosë emrin e Metës në fletë?

Kazia: Ligjvënësi e ka përcaktuar qartë a duhet a s duhet vendosur, bën pyetje retorike me përgjigje brenda. Po duke qenë se është i ri, KQZ s ka lindur në 2021.

Sefa: Ky është precedent i parë që vjen një propozim pa emër kryetari të partisë që e kryeson.

Salianji: Palët përcaktojnë armët që dalin në garë, fleta mund të jetë edhe konsensus mes nesh. Të dilën të gjithë do votojmë me fletë votimi, ligji është I qartë në këtë pjesë. Përmbajtja e fletës së votimit, dhe elementët duhet të përmbajë. Pika 3 dhe është një variant që i kemi propozuar KQZ, emrat e subjekteve vendosen në fletë, përbri emrit të partisë vendoset sigla, dhe shkronajt nistore, numri si edhe emri i kreut të partisë. Sa i përket debatit, do isha të pranohej kjo fletë, nëse nuk do kishte debat në këtë sallë, nëse nuk do kishte konfondim. Nëse nga PD e kemi një arsye pse duan emrin, nga përfaqësuesi i Bashkë Fitojmë, nuk kemi arsye pse mos vendoset. Derisa ka një shqetësim, jeni ju si komisioner që të lejoni të mos krijohet ky konfuzion. Pra, do thoja të ftoni subjektin Bashkë Fitojmë të paraqesë emrin e kryetarit që drejton këtë koalicion.

Kaziu: Qëndrimet e njëjta, të njohura jo vetëm në këtë seancë, tregojnë haptazi marrëveshjen dhe qëndrimet e tyre për objektiva të përbashkëta. Ligji është I qartë le të aplikohet.  Vënia në dukje e një kryetari të partie nuk do të thotë se zgjedhjet

Celibashi-Sefës: Vendosja ose mosvendosja e Metës në fletë cfarë interesi ka në raport me subjektin tuaj?

Sefa: Rëndësi thelbësore në respektimin e ligjit. Zgjedhësi duhet ta dijë që ky koalicion ka PL, PDK dhe PBDNJ dhe nuk ka një parti me këtë logo dhe fakti që në fletë që ligjërisht drejtohet nga Meta, duhet të specifikohet në fletë.

Celibashi: Më vjen keq ta them po në diskutimet që keni bërë, diskutimet tuaja ishin si duhet të jetë shkrimi për kundërshtarin.

Sefa: Thamë respekto ligjin vendos emrin, sic ke bërë në 32 vite. Eshte precedenti I parë dhe shumë I rrëzikshëm

Celibashi: Rregullo tonin

Sefa: Po flas me shumë edukatë, është precedent shumë I rrezikshëm ky që po krijoni.

Celibashi: Është presion I hapur ky

Sefa: Nuk bëj presion

Celibashi: Mos u trego i paedukatë, nëse do të flasësh kërko fjalën mos më ndërprit. Jep argumenta nuk më imponohesh dot.

Celibashi: Kodi e ka të përcaktuar qartë lidhur me përmbajtjen e fletës së votimit. Kodi zgjedhor ka përcaktim nuk ka asnjë rregullim dhe asnjë urdhërim nga Kodi për kryetarin. Në të shkuarën vendosja e emrit të kryetarit ka qenë zgjedhje e kryetarëve të partive të koalicionit. Në këto raste ka qenë vendosur emri i kryetarit të një partie bazuar në një zgjidhje të vetë vullnetit të subjektit. Edhe në rastin e precedentit, vendosja e emrit të koalicionit ka qenë kerkesë e vetë koalicionit. Për të kuptuar që nuk ka domodshmëri, ka logjikë e sens sepse në rastin e koalicionit janë më se paku 2 parti që marrin pjesë dhe do duhet konsensus ngelet në vlerësimin e tyre legjitimiteti i interesit për përmbajtjen e fletës së votimit. Nuk vendosim emra tej parashikimeve të ligji, sa kohë nuk ka një kundërshti. Tej kësaj është interesi i atij që lidhet me emrin apo të dhënat e tjera të subjekit. Ndaj, në vlerësimin tim, mendoj se fleta e votimit për anëtarë të këshillave bashkiak do jetë version 1 me ndryshimin e bërjes me gërma kapital të emrave të partive. Në lidhje me emrin ose jo në fletën e votimit për koalicionin Bashkë fitojmë, do t’ju jap 1 orë kohë. Nëse doni apo nuk doni të jetë. Ju keni legjitimitet.