Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Sipas njoftimit të presidencës, takimi pritet të nisë në ora 10:00.
Abazoviç ndodhet për një vizitë në Kosovë ndërsa sot pritet ta mbyllë në qytetin e Pejës. Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri do të mbajë një takim Abazoviçin në ora 15:40.
Pas takimit në zyrë së bashku do të vizitojnë projektin IPA ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, si dhe në ora 16:15 do të vizitojnë Muzeun e Pejës.
Gjatë së premtes, Abazoviç u takua me kryeministrin Albin Kurti ku u nënshkrua edhe një marrëveshje për shërbime ajrore mes dy vendeve.
Gjithashtu Abazoviç pati takime me krerët e partive opozitare si dhe vizitoi disa universitete e shoqata biznesesh private.
/kosovapress