Novak Djokovic pësoi një disfatë shokuese në raundin e 16-të të Masters në Monte Carlo të enjten, me serbin që humbi kudnër italianit Lorenzo Musetti.
Djokovic dukej i jashtëzakonshëm që nga fillimi i ndeshjes dhe numri 21, i botës, Musetti vazhdoi të prishte shërbimin e tij tetë herë gjatë ndeshjes prej dy orë e 54 miunutash. Serbi në mënyrë jo karakteristike e lejoi Musettin të ndërronte pushime me të gjatë setit hapës, përpara se të merrte përfundimisht kontrollin.
22 herë fituesi i Grand Slam më pas parakaloi në epërsi 4-2 në setin e dytë dhe dukej se loja po shkonte ashtu siç e kishin pritur shumë. Megjithatë, Musetti kishte ide të tjera dhe u rikthye në lojë për të barazuar rezultatin. Në setrin vendimtar, italiani theu shërbimin e kundërshtarit përpara se të vazhdonte të kthente pikën e katërt të ndeshjes për të vulosur përmbysjen.
Duke folur në fushë pas ndeshjes, Musetti u përpoq të përmbajë emocionet e tij duke thënë: “Unë po luftoj të mos qaj. Është një fitore emocionale sepse ishte një ndeshje vërtet e gjatë. Jam vërtet krenar për veten time. Unë po luftoj të mos qaj sepse është një ëndërr për mua”, tha ai.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Djokovic nuk foli para kamerave pasi theksoi se nuk ishte në disponim për të folur dhe se ndihej i tmerrshëm pas humbjes së tij. Humbja shokuese do të jetë shkak për shqetësiminm e dy herë kampionit të Monte Carlo Masters./ h.ll/abcnews.al