Policia Italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës në Itali ku në pranga kanë rënë 12 persona, mes tyre 7 shtetas shqiptarë, 4 tunizianë dhe 1 algjerian. Banda ishte vënë nën vëzhgim përgjatë viti 2020 në kohën e pandemisë në muajt shkurt – korrik ku ishte vënë re se për shkak të bllokimit të lëvizjes nga Covid-19 anëtarët e bandës shpërndan sasi të ndryshme kokaine dhe heroine me biçikletë.
Klientët ishin paralajmëruar që në bisedat telefonike të mos flisnin në mënyrë të drejtpërdrejt dhe nga përgjimet është zbuluar se frazat kryesore që përdoreshin ishin “A do më sillni 10 euro ushqime?” si dhe “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”.
Të gjithë personat e arrestuar janë meshkuj nga meshkuj nga mosha 32 deri në 52 vjeç ndërsa mësohet se furnizuesi kryesor i bandës ishte një shtetas shqiptar me inicialet A.G , 47 vjeç.
Sipas gjyqtarit ai ishte “në qendër të rrjetit të shpërndarjes së narkotikëve, që kujdesej për furnizimin me kokainë dhe heroine që ia jepte personave të tij të besuar” . Ndërsa kokaina, siç u zbulua nga hetimet, dërgohej në Itali nga një shpërndarës droge i paidentifikuar me bazë në Shqipëri, i njohur si ‘Pelo’.
Kulmi i hetimit të policisë italiane ishte muaji korrik i vitit 2020 ku në shtëpinë e 47 vjeçarit u gjetën 4 kilogramë kokainë dhe heroin të cilat ishin fshehur në garazhin e shtëpisë ku ai jetonte nën pllakat e dyshemesë.
Në të njëjtin operacion policia italiane sekuestroi edhe 19 mijë euro./abcnews.al