Kina mohoi të premten se kishte vendosur një zonë ndalim-fluturimi në detet në veri të Tajvanit.
Ministria e Transportit e Tajvanit tha se Pekini fillimisht e kishte njoftuar Taipein se do të vendoste një zonë ndalim-fluturimi nga 16-18 prilli, por më vonë tha se kjo u reduktua në një periudhë prej vetëm 27 minutash të dielën në mëngjes, shkruan Reuters.
Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, në dukje e kundërshtoi atë pretendim në konferencë për mediat.
“Kam vënë re se ka pasur raporte të mëparshme që tregonin se zona e ndalim-fluturimit ishte vendosur nga pala kineze, e cila është e pasaktë. Autoritetet përkatëse do të zbatojnë masat për të garantuar sigurinë e fluturimit,” tha Wang.
“Autoriteti i aviacionit civil të Kinës do të paralajmërojë dhe lëshojë njoftime paraprakisht për çdo aktivitet hapësinor”, shtoi ai./abcnews.al