Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë kufitare në Kakavijë pasi ka tentuar të fusë ilegalisht një 17 vjeçare në vendin tonë.
Sipas policisë 33 vjeçari M. G., tentoi të ndihmonte një shtetase 17-vjeçare, që të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të parregullt.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se i riu shqiptar e kishte shoqëruar adoleshenten nga Athina në Kakavijë.
“Tentoi të ndihmonte një shtetase 17-vjeçare, që të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të parregullt, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga, 33-vjeçari.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Front”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
M.G., 33 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ky shtetas është kapur në flagrancë në PPK Kakavijë, duke tentuar të ndihmonte për të hyrë në mënyrë të parregullt, në territorin e Republikës së Shqipërisë, një shtetase 17-vjeçare, të cilin e kishte shoqëruar nga Athina në Kakavijë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 aparat celular dhe një shumë parash”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al