Pas publikimit të lajmit se qendërmbrotjësi i Lech Poznan dhe Kombëtares polake, Bartosz Salamon dyshohej se mund të kishte rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshes së kthimit të fazës së 1/8-ve të UEFA Conference League ndaj suedeze të Djurgarden tashmë dyshimet kanë marrë fund dhe 31-vjeçari do të duhet të përballet me “ndëshkimet” e UEFA-s.
Sipas analizave në gjakun e tij u zbulua prania e klortalidonit një diuretik i përfshirë në listën e substancave të ndaluara dhe për këtë arsye UEFA vendosi ta pezullojë për 3 muaj polakun nga fushat e blerta, duke filluar që nga ndeshja e mbrëmjes së sotme, në çerek-finalet e UEFA Conference League, ndaj Fiorentinas.
Ndërkaq, kujtojmë se Bartosz Salamon, futbollist i kombëtares së Polonisë ishte titullar në ndeshjen e fundit të Shqipërisë, në Varshavë, ku padyshim me performancën e tij atë mbrëmje na mohoi disa herë golin e sigurtë. /i.m /abcnews.al