Në më pak se 1 orë në stadiumin “Ghelamco Arena” të Gentit, vendasit belg do të presin “çekiçët” e West Ham, në “aktin e parë” të fazës çerek-finale, të kompeticionit më të ri në Evropë për klube, UEFA Conference League.
Përsa i përket formacioneve tekniku i vendasve, Hein Vanhaezebrouck ka vendosur të përdorë rreshtimin 4-4-1-1, ku në portë si zakonisht është vendosur Roef. Mbrojtja me katër plotësohet nga Castro-Montes, Piatkoëski, Okumu e Torunarigha. Në mesfushë janë vendosur Hong, Kums, De Sart e Fofana, ndërsa në sulm janë vendosur Cuypers e nigerianin Orban, me këtë të parin të vendosur pas “bomberit” afrikan.
Në krahun tjetër, tekniku i West Ham, skocezi David Moyes ka vendosur t’i rreshtojë londinezët me skemën 4-4-2, ku në portë është rikthyer francezi Areola. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Johnson e Coufal, me qendrën që i është besuar dyshes Aguers-Ogbonna. Mesfusha me katër përbëhet nga Emerson, Declan Rice, Downes e Lanzini, ndërsa dyshja e sulmi i është besuar anglezëve, Danny Ings e Jarrod Bowen. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: