Gjykata federale e apelit vendosi që pilula e abortit mifepristone të përdoret për momentin, por ka reduktuar periudhën e shtatzënisë kur mund të merret ilaçi dhe ndaloi shpërndarjen e tyre me postë.
Vendimi pezulloi përkohësisht vendimin e gjyakatës së Teksas që miratoi ndalimin e përdorimit të barnave për të ndërprerë një shtatzëni. Megjithatë, parandalimi i dërgimit të pilulës me postë përbën një reduktim tjetër të rëndësishëm të aksesit të abortit, një vit pas anulimit të Roe kundër Wade-it, që rezultoi në shumë shtete të ndalojnë në mënyrë efektive abortin.
Çështja ka të ngjarë të shkojë në Gjykatën e Lartë të SHBA.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë në gjykata, ne besojmë se ligji është në anën tonë dhe ne do të mbizotërojmë,” tha të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, duke folur me gazetarët nga Dublini gjatë një vizite nga presidenti Joe Biden.
Kundërshtarët që ngritën padinë e Teksasit kundër pilulës vitin e kaluar e cilësuan vendimin ne Gjykatës së 5-të të Apelit të SHBA-së si një fitore.
Mifepristoni u miratua nga FDA më shumë se dy dekada më parë dhe përdoret në kombinim me një ilaç të dytë, misoprostol. /abcnews.al