Lufta në Ukrainë/ Rusia ka hapur qendër torturash në Kherson

schedule15:01 - 13 Prill, 2023

schedule 15:01 - 13 Prill, 2023

Forcat ruse që pushtuan qytetin jugor ukrainas të Hersonit dhe e patën nën kontroll nga marsi deri në nëntor të vitit 2022, udhëhoqën një “qendër të torturës”.

Ky konstatim vjen nga organizata për të drejtat e njeriut “Human Rights ëatch”, ku në raportin e publikuar thuhet se ushtarët rusë kanë ndërtuar  ndërtesa ku ndaloheshin paligjshëm dhe torturoheshin civilë ukrainas.

Qendrat e ndalimit pretendohet se gjendeshin në ndërtesën e komunës, në një shkollë lokale dhe në hangarin e një aeroporti.

Sipas viktimave, që janë intervistuar nga HRË, forcat pushtuese kanë rrahur të burgosurit, i kanë torturuar me elektroshok, i kanë detyruar që të qëndrojnë në pozicione që iu shkaktonin dhimbje si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe gjymtim.

Gardistët rusë po ashtu raportohet se kanë poshtëruan të burgosurit duke i detyruar ata të bërtisnin slogane pro-ruse, të dëgjonin dhe këndonin himnin kombëtar rus.

Në raport theksohet se ata që janë përgjegjës për këto akte të tmerrshme nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar dhe viktimat dhe familjet e tyre duhet të marrin dëmshpërblim për vuajtjet.

Të intervistuarit thanë se civilët ishin rrëmbyer nën dyshimet se po ofronin apo po shprehnin mbështetje për ushtrinë apo Qeverinë ukrainase, dhe se po luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në disa pjesë në lindje të vendit.

Moska nuk ka reaguar menjëherë për këtë raport të HRW.

Më 4 prill, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së votoi për zgjatjen dhe zgjerimin e mandatit të një trupi hetues, që po heton krimet e luftës që mund të jenë kryer në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!