I mituri largohet nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”, policia në kërkim të tij

schedule12:09 - 13 Prill, 2023

schedule 12:09 - 13 Prill, 2023

Një fëmijë 13-vjeç i cili qëndronte në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, është larguar nga ky institucion.

Një punonjës i këtij institucioni, 32-vjeçari S.T është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1, ku ka deklaruar se i mituri është larguar.

Aktualisht, po punohet për gjetjen e tij.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.