I riu bën viral Kukësin në botë, krijon nismën e veçantë “Shtegu i Ngjyrave”

schedule10:10 - 13 Prill, 2023

schedule 10:10 - 13 Prill, 2023

Afrim Tahiraj është një inxhinier ndryshe nga të tjerët, pasi ai njihet si bjeshkatari artist. Prej disa vitesh, i riu i është përkushtuar fotografisë, veçanërisht Kukësit. Afrimi ka krijuar një nismë të quajtur “Shtegu i Ngjyrave”, duke bërë kështu viral në rrjet magjinë e livadheve alpine.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se çfarë synon kjo nismë. Sakaq, Afrimi ka theksuar se e ka me shumë passion dhe do vazhdoj ta bëjë.

Është bërë një punë shumë e madhe me Shtegun. Unë e kam nisur para katër vitesh përafërsisht dhe jemi munduar që ta fusim Shtegun e Ngjyrave, kryesisht Kukësin në hartën turistike të Shqipërisë nëpërmjet imazheve. Unë me profesion nuk jam fotograf, por inxhinier dhe jam munduar të jap më të mirën nga vetja gjatë gjithë vitit.

Unë nga që nuk e kam profesion, nuk e quaj asnjëherë veten profesionist. Duhet thënë edhe diçka, një kuriozitet, në tre vite që unë kam vizituar Shtegun, ishte hera e parë që i takoja këta kuaj se nga që ata enden nëpër lëndina dhe duhet të kontrollosh të gjitha lëndinat që t’i gjesh, duhet të shkosh për atë punë posaçërisht për t’i gjetur dhe unë i kam hasur vetëm këtë herë. Këtë vit do të shkoj vetëm për t’i gjetur, do marr dhe kuajt”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!