Turbulencat kanë prekur Al Nassr, skuadrën e Cristiano Ronaldos, pas barazimit të fundit dhe distanca prej tre pikësh në tabelë me Al Ittihad do t’i kushtojë detyrën trajnerit Rudi Garcia, ku sipas mediave spanjolle mungon vetëm zyrtarizimi.
“AS” raporton tashmë që kjo krisje ka bërë që drejtuesit e Al Nassr ta kthejnë vëmendjen e tyre te tekniku portugez, Jose Mourinho. Oferta që ata kanë vënë në tavolinë për trajnerin aktual të Romës është 100 milionë euro për dy sezone. Nëse ai do të pranojë këtë ofertë, do të bëhej trajneri më i paguar në botë.
Pengesa që ka Al Nassr është se për momentin Mourinho është në fazën e fundit të sezonit me Romën dhe ka përpara sfidën e kualifikimit në Champions League dhe përpjekjen për të fituar Europa League. Ai tashmë ka thënë se ideja e tij është të vazhdojë në Olimpico.
Nëse ky transferim do të ndodhë, Mourinho do të takohej përsëri me Cristiano Ronaldon. /h.ll/abcnews.al