Italia një ditë më parë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për fluksin e madh të emigrantëve.
Zëdhënësja e ekzekutivit të BE-së, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë italiane duke theksuar se para se të shikohen masat specifike të parashikuara nga dekreti, Komisioni do të duhet “të shqyrtojë në detaje rregullat e parashikuara”.
“Komisioni Evropian ka marrë parasysh vendimin e Italisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për emigrantët: është një masë kombëtare dhe buron nga një situatë shumë e vështirë për shkak të rritjes së numrit të të ardhurve“, ka thënë zyrtarja e BE-së.
Gjithashtu Komisioni është “në kontakt” me autoritetet italiane dhe vëren se ka reaguar ndaj situatës së vështirë në Mesdheun qendror me planin e dedikuar të veprimit, të nisur vitin e kaluar./abcnews.al