U kapën në një fermë kanabisi, arrestohen 4 shqiptarë në Britani

schedule10:21 - 12 Prill, 2023

schedule 10:21 - 12 Prill, 2023

Katër shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi u kapën në një fermë kanabisi. Mediat e huaja raportojnë se në këtë fermë u gjetën kanabis me vlerë 390,000 paund, në Workington.

Policia kishte marrë fillimisht raportime për disa persona që vepronin në mënyrë të dyshimtë dhe ngarkonin një furgon Ford Transit ngjyrë argjendi më 16 janar.

Ky automjet ishte parë jashtë ambienteve në Market Place, Workington. Mjeti në fjalë u ndalua në Lancashire nga një oficer policie, ndërsa brenda tij udhëtonin Eneo Kamberi, 24 vjeç që ishte shoferi dhe pasagjerët, 28-vjeçari Eriton Qato dhe Esat Qama, 25 vjeç, të cilët fillimisht dhanë një emër të rremë.

Pasi oficeri zbuloi një erë të fortë kanabisi, ai vendosi të kontrollonte furgonin, ndërsa gjeti brenda tij 120 qese plastike të zeza.

Ndërkohë, shqiptari i katërt u arrestua në fermën e kanabisit, Eduart Rrampushaj, 37 vjeç.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!