Bayern Mynih do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion në kampionatin gjerman ndaj Herta Berlin. Rivalët e bavarezëve, Dortmund presin në shtëpi Augsburgun.
Bundesliga gjermane starton sonte në mbrëmje me sfidën hapëse Bajern Mynih-Herta Berlin. Bavarezët do të nisin mbrojtjen e titullit kampion në Allianz Arena. Dortmund dhe Bayern janë dy skuadrat favorite për të fituar titullin.
Verdhezinjtë janë forcuar shumë në merkato dhe konsiderohen si skuadra anti-Bayern. Këta të fundit kanë zhvilluar një merkato të ekuilibruar me afrime të pakta dhe pa shumë kosto ndërkohë që është larguar dyshja Roben-Riberi. Trajneri Niko Kovaç ka besimin e drejtuesve të klubit dhe ka theksuar se është i kënaqur nga grupi aktual i lojtarëve.
Dortmundi do të luajë të shtunën në shtëpi ndaj Augsburg kur tre pikët nuk llogariten për të besuarit e trajnerit zviceran Lusie Fav. Dortmund ka shpenzuar shuma të majme në merkato ku synimi kryesor është largimi nga froni i Bajern Mynih. Verdhezinjtë kanë rikthyer në skuadër mbrojtësin Humels i cili është një siguri më vete për repartin difensiv.
Skuadra tjetër që nuk duhet nënvlerësuar aspak është edhe Leipzig. Vetë trajneri i Bajerni ka treguar kujdes dhe i frikësohet skuadrës që sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e tretë.
Bayern Mynih do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion në kampionatin gjerman ndaj Herta Berlin. Rivalët e bavarezëve, Dortmund presin në shtëpi Augsburgun.
Bundesliga gjermane starton sonte në mbrëmje me sfidën hapëse Bajern Mynih-Herta Berlin. Bavarezët do të nisin mbrojtjen e titullit kampion në Allianz Arena. Dortmund dhe Bayern janë dy skuadrat favorite për të fituar titullin.
Verdhezinjtë janë forcuar shumë në merkato dhe konsiderohen si skuadra anti-Bayern. Këta të fundit kanë zhvilluar një merkato të ekuilibruar me afrime të pakta dhe pa shumë kosto ndërkohë që është larguar dyshja Roben-Riberi. Trajneri Niko Kovaç ka besimin e drejtuesve të klubit dhe ka theksuar se është i kënaqur nga grupi aktual i lojtarëve.
Dortmundi do të luajë të shtunën në shtëpi ndaj Augsburg kur tre pikët nuk llogariten për të besuarit e trajnerit zviceran Lusie Fav. Dortmund ka shpenzuar shuma të majme në merkato ku synimi kryesor është largimi nga froni i Bajern Mynih. Verdhezinjtë kanë rikthyer në skuadër mbrojtësin Humels i cili është një siguri më vete për repartin difensiv.
Skuadra tjetër që nuk duhet nënvlerësuar aspak është edhe Leipzig. Vetë trajneri i Bajerni ka treguar kujdes dhe i frikësohet skuadrës që sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e tretë./ABC News Albania 24/7