Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rodri protagonist, “qytetarët” e mbyllin pjesën e parë në avantazh

schedule21:50 - 11 Prill, 2023

schedule 21:50 - 11 Prill, 2023

“Qytetarët” e Manchester City e kanë mbyllur në avantazhin e ngushtë 1 me 0 pjesën e parë, me djemtë e Pep Guardiolas që iu “falën” një goli spektakolar të mesfushorit Rodri, me këtë të fundit që mposht portierin Yann Sommer me një goditje potente nga distanca në minutën e 27’-të të sfidës.

Vetëm 7 minuta më vonë, në protagonist u kthyer zvicerani i portës së “bavarezëve”, Yann Sommer, i cili i mohoi një gol “të sigurtë” mesfushori gjerman të “qytetarëve”, Ilkay Gundogan.

Tashmë pritet një pjesë e dytë spektakolare me “bavarezët” që kërkojnë baraspeshën, ndërsa “qytetarët” kërkojnë thellimin e rezultatit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!