Qindra njerëz u evakuuan për shkak të një zjarri të madh që përfshiu sot pjesë të qytetit bregdetar të Koresë së Jugut, Gangneung, në lindje të vendit. Të paktën 44 shtëpi u shkatërruan nga zjarri dhe më shumë se 300 njerëz u evakuuan, tha Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë e Koresë së Jugut.
Në vendngjarje ndodhen më shumë se 300 makina zjarrfikëse dhe 700 zjarrfikës të cilët po përpiqen të shuajnë zjarrin, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë, raporton AP.
Për momentin nuk ka informacione për të vdekur dhe të plagosur. Puna e zjarrëfikëse po pengohet nga erërat e forta për shuarjen e zjarrit nga një aeroplan.
Zjarri në pyll filloi në një mal aty pranë dhe u përhap shpejt drejt qytetit. Deri më tani janë djegur më shumë se 170 hektarë tokë.
/abcnews.al