Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli për ndeshjen e nesërme: Napoli ekip i madh, por ne jemi të përgatitur. Osimhen? Prap ata mbeten të fortë

schedule14:40 - 11 Prill, 2023

schedule 14:40 - 11 Prill, 2023

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për “Sky Sport” në kuadër të ndeshjes së Champions League kundër Napoliut të mërkurën mbrëma.

“Ne vazhdojmë me zakonet tona, mënyrën tonë të të qenit bashkë dhe t’i afrohemi punës së përditshme. Jemi të qetë sepse e kemi përgatitur mirë ndeshjen, duke e ditur se çfarë vështirësie ka dhe çfarë përfshin Champions League.

Duhet të kemi besim, sepse ky është një tjetër kompeticion, por ndeshjet direkte në ligë na kanë thënë se jemi dy skuadra shumë të forta. Megjithatë, nuk mund të bëni fotokopje të ndeshjeve të mëparshme, do të duhet të bëjmë situata të ndryshme dhe të jemi të fokusuar dhe të përdorim hapësirat e duhura.

Mungesa e Osimhen? Ne po flasim për një qendërsulmues të madh që shënon gola në mënyrë të përsëritur. Por po flasim gjithashtu për një ekip që kishtefituar gjithmonë pa të deri në ndeshjen kudnër nesh. Napoli ka sulmin më të mirë në Champions League, ata janë një ekip i fortë. Ne kishim të njëjtën përgatitje, me idetë tona të lojës. Pa Osimhen, Napoli do të jetë më pak i fortë në thellësi, por ne vazhdojmë situatat tona, se cilat janë karakteristikat tona dhe mënyra jonë e përgatitjes për ndeshjen”, përfundoi Pioli./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!