Reagim i Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Bernard Ndreca, në Vaun e Dejës.
Begaj në reagimin e tij thekson se e dënon me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu.
LEXO EDHE: “Nuk kam konflikte me asnjë”, Ndreca flet pas shpërthimit të makinës: Sulm politik
“Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, thotë Begaj në reagimin e tij.