ABC News ka siguruar videon nga momenti ku dy persona kanë vendosur sasinë e tritolit në automjetin e kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.
Nga pamjet, shihet se personat, të maskuar, afrohen drejt automjetit të Ndrecës dhe vendosin tritolin në pjesën e përparme të tij.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku atyre u është dashur rreth 6 minuta për ta vendosur tritolin.
Ndërkaq, më herët gjatë ditës së sotme, vetë Ndreca ka dhënë në një prononcim për mediat , ku ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt të hapur me asnjë dhe se e gjithë kjo ka lidhje politike.
“Ky është një incident i mirëorganizuar që na ka ndodhur mua dhe familjes sime unë nuk kam asnjë konflikt. Unë jam vendas këtu dhe as unë as, farefisi dhe as familja s’kemi asnjë. Ky incident e ka një emër dihet që është politik, mua më është bërë politik, çdo gjë është e filmuar pasi shtëpia është me kamera. Në orën 06.30 sapo kam leviz makinën ka shpërthyer.
Unë nuk kam asnjë lloj konflikti të hapur me asnjë, kjo është e përdorur politikisht, nuk është vendosur mina Benard Ndrecës, por i është vendosur kryetarit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës. Paraprakisht janë parë pamjet, vijnë dy persona rreth orës 01:15 të natës dhe vendosin ekspolozivin dhe ikin, janë dy persona të maskuar. Thirrja është duke filluar nga kryeministri, ministri i Brendshëm, drejtorët që të distancojnë policinë nga politika pasi në Vaun e Dejës gjithmonë ndodh që ato të përfshihen. Vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk mbahet bashkia me presione”, u shpreh ai./abcnews.al