Nga Hergi Llupi
Kampionët e Anglisë dhe ata të Gjermanisë takohen sot në mbrëmje, në orën 21:00, në Etihad Stadium, me Manchester City dhe Bayern Munich të cilët do të “përplasin brirët” në aktin e parë të çerekfinaleve të Champions League.
Ndërsa janë pothuajse pa gabime në Europë, të dyja palët kanë luftuar për të mbrojtur titujt e tyre përkatës në vend këtë sezon.
Manchester City do të futet sot në fushën e lojës me moral të lartë pasi vijnë nga një fitore e thellë me rezultatin 1-4 kundër Southampton në fundjavë në ligën angleze. Kjo ishte fitorja e tyre e tetë radhazi dhe nuk ndalen së ushtruari presion mbi Arsenalin kryesues. Katër golat në fundjavë tregojnë se ata kanë shënuar në total gjatë 8 ndeshjeve të fituara plot 31 gola. Me Erling Haaland përpara në sulm nuk është befasi e madhe të shikohen gola të shumtë në sëtatistikat e Manchester City, kun ë këtë sezon norvegjezi ka kapur shifrat e 30 golave në Premier League.
Haaland ka edhe 10 gola të tjerë në gjashtë ndeshje të Champions League, por norvegjezi nuk ka pasur shumë sukses kundër Bayernit, duke humbur të shtatë përballjet gjatë kohës së tij kur lunate për Borussia Dortmund. Gjithsesi, këtë sezon në Champions League, Haaland e konfirmoi se ndaj një ekipi gjerman të fortë është i gatshëm të shënojë gola, dhe këtë gjë e tregoi më së mirin ë ndeshjen e mëparshme në Champions përballë Leipzig, ku ai shënoi 5 gola në fitoren 7-0.
City është takuar shpesh me Bayernin gjatë viteve të tyre të hershme të Champions League, duke fituar dy nga tre takiumet e tyre në “Etihad”, me humbjen e tyre të vetme në tokën vendase kur trajneri I tyre actual Pep Guardiola ishte në radhët e gjermanëve të Bayern Munich. Pavarësisht se ndodhet në krye të tabelës së Bundesliga, Bayern nuk ka qenë aq bindës këtë sezon sa Manchester City në ligën e tyre, por tashmë edhe me Thomas Tuchel në krye të detyrës, vë një presion më të madh në këtë përplasje.
Ish-trajneri i bavarezëve, Nagelsmann, bëri mirë në Champions duke ndalur Barcelonën dhe Interin në grupe, dhe duke eliminuar PSG nga Champions League. Ndeshja e parë e Tuchel në krye të Bayern Munich ishte me një fitore të madhe në derbin klasik gjerman kundër kundërshtarëve të tyre, Dortmund, por ata pësuan një humbje dhe eliminim të befasishëm nga Freiburg në kupën gjermane, por për të cilët morën hak në fundjavë duke i mposhtur me rezultatin minimal 1-0.
Megjithatë, Tuchel ka një marrëdhënie të mirë me Champions League, pasi ka arritur në finalet e këtij kompeticioni në vitin 2020 dhe në vitin 2021. Finalja e vitit 2021 e pa atë të mposhtë skuadrën e City të Guardiolës me Chelsea, vetëm disa javë pasi ai gjithashtu e eliminoi edhe nga gjysmëfinalet e FA Cup.
Në një mënyrë të përgjithshme në pesë ndeshjet e fundit në çdo kompeticion, City i ka të gjitha fiore, ndërsa Bayern ka 3 fitore dhe 2 humbje, ndërsa në Champions League, të dyja ekipet kanë pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit.
City do të bëjë sot pa Foden i cili po rikuperohet nga një operacion, ndërsa Bayern do të futet sot në tokën angleze pa Choupo Moting, Hernandez dhe Wanner, për të mos llogaritur Neuer i cili ka të thyer këmbën.
Manchester City pritet ta startojë sfidën me Ederson në portë dhe treshja e mbrojtjes Akanji-Dias-Ake përpara tij. Jones Stones dhe Rodri projektohen si dy lojtarë statik të cilët më shumë do të ruajnë rendin në mbrojtje dhe në mesfushë, ndërsa Mahrez, De Bruyne, Gudnogan dhe Grealish pritet të pozicionohen pas bomberit të tyre, Erling Haaland.
Nga ana tjetër, Bayern Munich pritet të startojë me Sommer në portë, ndërsa përpara tij pritet të rreshtohet katërshja defensive Alphonso Davies, Upamecano, De Ligt dhe Stanisic është në balotazh me Cancelo. Mesfusha qendrore do të përbëhet nga Goretzka dhe Kimmich, ndërsa Mane, Musiala dhe Coman pas Mullerit të vetëm në sulm./ h.ll/abcnews.al