Të shumta kanë qenë telefonatat e qytetarëve këtë mëngjes të së martës në “Mirëmëngjes me Bashkimin”.
Disa prej tyre kanë qenë të revoltuar me disa nga liderat politikë si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta. Madje, një telefonues i ka konsideruar si kriminelë.
“Desha të them për Sali Berishën dhe Ilir Metën që janë kriminelë. Ata nuk votohen, mjerë populli ku do shkoj më mbrapa po votoj ata të dy. Ata kriminelë kanë qenë dhe kriminelë do të mbesin të Shqipërisë”, tha telefonuesi.
“Me kë ambasadorë amerikanë e ka pasur mirë Sali Berisha? Me asnjë. Të gjithë i ka sharë. Prandaj, të na paguaj pak lekët e firmave piramidale, Sali Berisha me të gjithë këta liliputët që dalin se humba gjithë ato lekë unë me emigracionin. Edhe lekët e industrisë, së naftës, të gjithë lekët tona t’i paguajnë këta që flasin. Sali Berisha është më e keqja e këtij vendi në gjithë historinë e Shqipërisë”, tha një tjetër telefonuese./abcnews.al