Real Madrid u mposht nga Villarreali në shtëpi me rezultatin 2-3 dhe Barcelona tashmë ka mundësinë të jetë në plus 15 pikë. Megjithatë, përtej disfatës, vjen një tjetër çështje negative që Real Madrid do të duhet të përballet.
Sipas “ESPN”, Federico Valverde, pas ndeshjes, shkoi dhe goditi lojtarin e Villarrealit, Baena, sepse ai ofendoi fëmijën e lojtarit të Realit që daton që para disa muajsh.
“Qaj tani që djali yt nuk do të lindë”, është ajo që thuhet se i ka thënë Baena në ndeshjen mes dy skuadrave në janar. Vlen të theksohet se së fundmi partnerja e Valverde, Mina Bonino, ka humbur fëmijën që mbante në krahë.
Kështu, Valverde, i cili nuk e harroi këtë fyerje të pabesueshme, e priste në parkingun e “Bernabeu” dhe e goditi në fytyrë, sipas mediave spanjolle. Mediat vendase gjithashtu shkruajnë se Baena doli nga parkingu me një shenjë në fytyrë. Nuk dihet ende se çfarë mase do të merret për lojtarin e Real Madrid./ h.ll/abcnews.al
Federico Valverde punched Alex Baena after Madrid’s defeat to Villarreal, sources have confirmed to ESPN.
Valverde reacted angrily to alleged remarks that Baena made about his unborn child, sources said. Valverde and his partner Mina Bonino had a miscarriage scare in February. pic.twitter.com/0Q8Xr8Dtsq
— ESPN FC (@ESPNFC) April 9, 2023
This guy is shamelessly pretending he “doesn’t know” why Valverde punched him…
Yeah Valverde just waited for him specifically after the game for no reason ?? pic.twitter.com/Rcvp1oh0Vd
— Noodle Vini (@vini_ball) April 9, 2023