Në Kosovë nuk mund të ketë asnjë ushtri tjetër përvec KFOR-it. Është ky reagimi i ministrit serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili tha se në mars të 2018-ës, Kosova do të ketë ushtrinë e saj.
Duke marrë pjesë në një stërvitje ushtarake, ministry serb Vulin u shpreh se nëse në Kosovë do të ketë një formacion tjetër ushtarak përvec Kfor, atëherë kjo do të përbënte problem për sigurinë në të gjithë rajonin.
Deklaratat e kryeministrit kosovar, Vulin i komentoi si një dëshirë të hershme të Haradinaj. Ministri serb shtoi se duke u bazuar në rezolutën 1244, është e qartë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë e Metohi mund të jetë KFOR, dhe qëndrimi I Serbisë për këtë cështje nuk do të ndryshojë. Por as ai Kombeve të BAshkuara dhe i serbëve që jetojnë në Kosovë.
Vulin theksoi se nuk kishte asnjë mundësi për formim të ushtrisë në Kosovë përvec se duke shkelur dhunshëm ligjin ndërkombtar dhe rezolutën 1244./abcnews.al