Mjeshtëri i madh i klarinetës Laver Bariu, e kishte caktuar trashëgimtarin e tij artistik në formën e një amaneti: Kur të shkoj në banesën e fundit me përcillni me një kaba, por klarinetës ti bjerë Aleks Xhelili.
Dhe amaneti vajti në vend. Po asgjë nuk ishte rastësishme. Aleks Xhelili tregon se ka qenë shume i ri, 27 vjeç kur në një konkurs muzikor, ku kryetar nderi i jurisë ishte Laver Bariu. Pasi luajti në klarinetë pjesën muzikore, ai ngrihet nga vendi, e përqafon dhe i thotë se e kishte mrekulluar.
Por Aleks Xhelili për mentorin e tij, se bashku me Vaske Currin, këtij mjeshtri të madh të sazeve, i kushtojnë dhe një këngë, ku Laver Bariu, i dhuron klarinetën, për të përfunduar këngën e nisur.
Aleksi tregon se klarinetën e filloi krejt rastësisht. Ai filloi mësimet e firsamonikës, por me mbylljen e kursit, me këmbënguljen e profesorit të tij iu caktua klarineta. Por gjithë qënien e tij e pushtoi ky instrument muzikor, qe iu bë pjesë e jetës, që sic shprehet dhe vetë, edhe gjumin e bën me klarinetën pranë.
Pas përfundimit të akademisë së arteve, ku merr titullin Klarinetist, Aleksi rikthehet në vendlindje, ku synim kryesor kishte ngritjen e grupit të sazeve të Kolonjës, ku krahas sazeve të Përmetit, Leskovikut dhe Korçës, krijuan nje repertor të admirueshëm dhe shumë të dashur për publikun.
Klarineta është një instrument që ka hyrë relativisht vonë në Shqipëri. Në mesin e shek 18 ky instrument gjeti terren të përshtatshëm, për t’u bërë një nga instrumentet kryesore ne folklorin e një pjese te jugut dhe juglindjes. Klarinetën si pjese te sazeve për here te pare e kane sjelle muzikantet nga Leskoviku.
Pas gjithë kësaj karriere te gjate me sazet, si klarinetist profesionist, Aleks Xhelilin mund ta cilësosh pa ngurrim si mjeshtrin e kabasë, këtij zhanri muzikor te sazeve, që nuk mungon në asnjë festë familjare, apo spektakli e festivali, kushtuar krijimtarisë popullore.
Aleks Xhelili ka kryesuar me klarinetë orkestra me yjet e këngës popullore shqiptare, si Vaske Curri, Irini Qirjako , deri më të rinjtë si Ylli Baka, duke qenë se është shume aktiv në tregun muzikor, në kushtet e sotme është shume e vështirë të ruhet e pastër natyra e këngës popullore nga ndikime te tjera, ku mbetet vetëm festivali Gjirokastrës.
Si mësues, prej shume vitesh vazhdon te jap mësim ne shkollën e muzikës Tefta Tashko Koco në Korçë duke punuar me nxënësit për mësimin e këtij instrumenti, që vazhdon të jetë shumë i kërkuar ne tregun e sotëm muzikor./abcnews.al