Ajo mund të ketë luajtur në disa filma dhe seriale, por roli i Rachel është ai që shënoi karrierën e Jennifer Aniston dhe e ndihmoi atë të fitonte mijëra fansa në mbarë botën.
Ajo luajti në serial për më shumë se 10 vjet duke u rritur sezon pas sezoni. Jennifer Aniston, sapo mori rrogën e saj të parë, vendosi ta shpenzonte për diçka që donte ta kishte që kur ishte shumë e re, një Mercedes Benz mbresëlënës.
“Më kujtohet që pashë reklamën për shitje për gati dy vite të tërë. Dhe pyesja veten se sa mirë do të ishte ta drejtoja këtë makinë një ditë”, tha ajo fillimisht në një intervistë dhe shtoi:
“Më pas ndodhi sezoni i parë i Friends. Epo, kjo ishte mundësia. Kam menduar gjatë gjithë ditës se tani është koha për të blerë atë makinë që kam dashur prej vitesh. As që mbaj mend sa ishte pastaj. Ndoshta rreth 13,000 dollarë. Sigurisht, gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej. E bleva një ditë, e vozita të nesërmen, e vozit përsëri dhe nuk mendoj se kam hipur më në makinë. Ishte një gabim i vogël nga një vajzë që sapo kishte mbushur 25 vjeç ”./abcnews.al