Presidentit francez Emmanuel Macron iu bë një pritje prej ylli të rock-ut në Kinë në një universitet që vizitoi përpara përfundimit të vizitës së tij tre-ditore në vend.
Pamjet e publikuara tregojnë turma që dyndeshin për të përshëndetur presidentin francez i cili e la Francën mes protestave për reformën e pensioneve kur u nis për vizitën e tij për të takuar homologun Xi Jinping.
Të premten në mëngjes, presidenti francez shkoi në qytetin e Guangzhou, ku qindra studentë e pritën me brohoritje teksa i kërkonin foto ose shtrëngim duarsh.
Sipas raportimeve, Macron foli me studentët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre para darkës me presidentin kinez dhe takimeve me investitorët vendas. Në Francë ndërkohë protestuesit të cilët kundërshtojnë reformën e pensioneve, i kanë vënë flakën një prej restoranteve të preferuara të presidentit.
Kujtojmë se në ditët e fundit është rritur presioni i ndërkombëtarëve mbi Kinën, presidenti i së cilës vizitoi Moskën ku u takua me homologun rus, Vladimir Putin. Ndonëse zyrtarisht Pekini e mban veten si neutral, Xi Jinping nuk e ka dënuar deri më tani pushtimin e Ukrainës dhe as nuk ka realizuar ende një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.