Sot luhet 7 ndeshje e fundit përmbyllse të javës së 29 të Serie A.
Pas barazimit të Interit dhe Milanit ditën e djeshme, e gjithë vëmendja është pëqëndruar te supersfida e mbrëmjes mes Lazio dhe Juventus.
Edhe me -15 pikë të hequra, ekipi i Allegrit është vetëm 7 pikë larg zonës Champions, ndaj një fitore e sotme do t’i afronte ata me vetëm 4 pikë distanë nga Interi.
Ndërkohë, Lazio e vendit të dytë kërkon një rezultat pozitiv për të “blinduar” vendin e 2.
Formacionet e mundshme:
Lazio (4-3-3): Provedel, Marusic, Romagnoli, Cazale, Hysay, Milinkovic-Savic, Vesino, Luis Alberto, Zaccagni, Felipe Anderson, Immobile.
Juventus (3-5-2): Szczesny, Gatti, Bremer, Danilo, Kostic, Rabiot, Locatelli, Fagioli, Cuadrado, Di Maria, Vlahovic. /G.D abcnews.al/


