VIDEO/ Lens nuk zhgënjen, triumfon ndaj Strasbourg dhe vë “parizienët” në “vështirësi”

schedule23:43 - 7 Prill, 2023

schedule 23:43 - 7 Prill, 2023

Francezët e Lens po kalojnë një sezon fantastik, teksa kanë arritur të triumfojnë në ndeshjen hapëse të javës së 30-të të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, duke iu “ngjitur” nga pas “gjigandëve” të PSG në garën për titullin kampion.

Në “shtëpinë” e tyre, arenën “Stade Bollaert-Delelis” djemtë e udhëhequr nga tekniku Franck Haise triumfuan me rezultatin e ngushtë 2 me 1. Goli i parë erdhi në minutën e 11’-të me polakun Frankoëski, i cili gjeti rrugën e rrejtës pas një aksioni shembullor të vendasve, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e këtyre të fundit.

Golat e tjerë të sfidës erdhën në pjesën e dytë të lojës, ku fillimisht Facundo Medina dyfishon shifrat për të tijët në minutën e 65’-të të fushës, ndërsa në minutën e 84’-rt, ish-“bomberi” i Atletico Madrid, Kevin Gameiro gjeti rrugën e rrjetës duke shënuar golin “e nderit” për miqtë.

Me këtë fitore, ekipi i Lens vazhdon të ruajë pozitat në vendin e 2-të të renditje, teksa tashmë ka shkuar në kuotën e 63 pikëve dhe ndodhet vetëm 3 pikë larg “kryeqytetasve” të PSG, ndërkaq Strasbourg mbetet në vendin e 16-të me 26 pikë dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Frankowskit:

Goli i Facundo Medina:

Goli i Kevin Gameiro: