Tre probleme që mund të shkaktohen në fytyrë nëse nuk e pastroni grimin

schedule22:50 - 7 Prill, 2023

schedule 22:50 - 7 Prill, 2023

Ndonjëherë është e vështirë të ndiqni me besnikëri këtë këshillë, veçanërisht nëse jeni shumë të lodhur ose nuk keni energji pas një dite të ngarkuar, por është e nevojshme nëse dëshironi të mbani lëkurën tuaj të pastër dhe me shkëlqim.

Megjithatë, të gjithëve, të paktën një herë në jetë, na ka zënë gjumi të grimuar, ose e kemi lënë pas dore qëllimisht, duke menduar se asgjë nuk do të ndodhë nëse të nesërmen në mëngjes e lajmë grimin. Problemi është se, për fat të keq, gjumi me grim, veçanërisht nëse ndodh shpesh, mund të ketë pasoja të padëshiruara në lëkurën e fytyrës. E njëjta gjë ndodh me heqjen (jo të plotë) të grimit me peceta të lagura dhe jo me produkte speciale pastrimi ose me pastrim të dyfishtë.

Qerpikët tuaj vuajnë dhe sytë tuaj irritohen

Efekti numër 1 që në fakt mund ta shihni menjëherë janë acarimet e ndryshme rreth syve si dhe qerpikët më të dobët. Më konkretisht, nëse nuk i lani mirë sytë nga lapsat dhe hijet, është e mundur që produktet të hyjnë në sytë tuaj gjatë gjumit dhe t’i irritojnë ata, duke shkaktuar skuqje dhe ndoshta edhe infeksion dhe ënjtje të qepallave.

Përveç kësaj, nëse nuk e hiqni mirë maskarën, rrezikoni të shkaktoni acarim si te qepallat ashtu edhe te vetë qerpikët, gjë që mund të çojë në blefarit, infeksione e deri te qerpikët e dobët.

Akne në fytyrë

E kemi thënë vazhdimisht se sa e rëndësishme është të pastroni me kujdes fytyrën çdo natë para se të shkoni në shtrat, pavarësisht nëse përdorni grim apo jo. Nëse nuk ndiqni rregullin e mësipërm, ka shumë të ngjarë që të gjitha mbetjet e grimit dhe papastërtitë/bakteret që janë grumbulluar në sipërfaqen e fytyrës gjatë ditës të mbeten në lëkurë, duke bllokuar poret, gjë që gradualisht shkakton puçrra.

Humbja e shkëlqimit të fytyrës

Një fytyrë që ka mbetje grimi dhe nuk është pastruar mirë, është e logjikshme që nuk do të duket në mënyrë perfekte rrezatuese dhe e hidratuar, siç duam të jetë. Pastrimi i shpeshtë dhe i plotë largon, ndër të tjera, qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar dhe më të shndritshme.

Sigurisht, nuk mund të themi se të gjitha sa më sipër do t’ju ndodhin nëse harroni të hiqni një herë grimin, por nëse është një sjellje e kthyer në zakon, është mirë të mendoni për këtë.