Kryeministri ukrainas do të vizitojë Kanadanë

schedule19:39 - 7 Prill, 2023

schedule 19:39 - 7 Prill, 2023

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal po planifikon të vizitojë Kanadanë në javët e ardhshme për të kërkuar furnizime me municion dhe automjete të blinduara, raportojnë mediat e huaja.

Shmyhal tha se ai nuk ishte i shqetësuar për mungesën e ndihmës së re ushtarake të akorduar për Ukrainën në buxhetin federal të Kanadasë dhe shpresonte se vendi do të ofronte më shumë mbështetje.

“Tani na duhen automjete të blinduara të rënda. Dhe ne kemi nevojë për më shumë predha artilerie: municion për tanke”, tha Shmyhal.

“Është shumë e rëndësishme për organizimin e kundërsulmimit tonë.”, shtoi ai. Ukraina pritet të nisë së shpejti një kundërofensivë për të rimarrë tokën në jug dhe lindje të vendit nga forcat ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!