Formacionet zyrtare, Lecce-Napoli: “Blutë” napoletanë gati për provën zyrtare përpara çerek-finales

schedule18:25 - 7 Prill, 2023

schedule 18:25 - 7 Prill, 2023

Në më pak se 45 minuta, në arenën “Stadio Via del Mare”, të Leçes, vendasit do të presin napoletanët e vendit të parë, në sfidën e vlefshme për javën 29-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Për sfidën ndaj “bluve”, tekniku i vendasve Marco Baroni ka vendosur të përdorë rreshtimin 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar Falcone e para tij në portë Gendrey, Baschirotto, Umtiti e Gallo. Në mesfushë janë pozicionuar Gonzalez, Hjulmand e Maleh, ndërsa sulmi i është besuar treshes Oudin-Ceesay-Di Francesco.

Në krahun tjetër, tekniku Luciano Spalletti ka vendosur t’i rreshtojë të tijë në prag të çerek-finales së UEFA Champions League ndaj Milanit, me formulën e zakonshme 4-3-3, ku në portë si zakonisht është italian Meret. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Di Lorenzo e Mario Rui, me Rrahmanin e koreanin Kim Min-Jae, të cilët janë vendosur në qendër. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshe Elmas-Lobotka-Zambo Anguissa, ndërsa “tridenti” i sulmit do të plotësohet nga Raspadori, Hirving Lozano e “superylli” Kvicha Kvaratskhelia. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!